Nuk punojnë kondicionerët, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Prizren e mbyllur prej të hënës
Që nga dita e parë e kësaj jave, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Prizren është e mbyllur për qytetarë, duke mos ofruar shërbime si pasojë e mosfunksionimit të kondicionerëve, që po pamundëson punën e zyrtarëve të kësaj Qendreje në këto ditë me temeperatura përvëluese.
Si pasojë e mos plotësimit të kushteve primare për punë, zyrtarët e kësaj Qendreje që nga e hëna nuk janë duke punuar.
Qytetarët ne hall të madh në kohë të pushimeve të cilët po ballafaqohën me mungesë shërbimi shprehën tejet të shqetësuar, por pa dashur të flasin para kamerave, sikurse edhe përgjegjësit e Qendrës, të cilët na thanë se për këtë çështje duhet te iu drejtohemi autoriteteve kryesore në qeveri. Për këtë çështje, ne jemi përpjekur maksimalisht që të marrim një përgjigje nga Agjencia për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por të njëjtët kanë qenë të paqasshëm./TVPrizreni/