24-11-2024

Nuk shfaqet prej vitesh pas sëmundjes, ku është Parashqevi Simaku?

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut, Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.

Ajo mbetet e dashur për gjithçka dha në skenë, para ’90. E bukur, por mbi të gjitha me zërin e saj, Parashqevia fitoi shumë shpejt zemrat e popullit shqiptar.

Por pas largimit në SHBA, flitet se pas divorcit, jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit.

Është raportuar pak vite më parë se ajo vuan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk përformon më në skena dhe këngë të sajat.

Shpresojmë që Parashqevia të shërohet dhe të këndojë sërish. Një këngëtare si kjo, i mungon skenës shqiptare.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës.

Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”.

Më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që ajo u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar./noa.al/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.