Numërohen 40 nga 43 vendvotime të votave të mërgatës, ja rezultati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e saj, sa i përket numërimit të votave nëpër përfaqësitë diplomatike.
Sipas të dhënave të fundit, të përditësuara sot (28 shkurt) në ora 07:59, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marr 80.75 për qind, ose 10.898 vota, transmeton Klankosova.tv.
Partia Demokratike e Kosovës ka marr 7.48 për qind, ose 1010 vota gjithsej.
E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 7.45 për qind, apo 1006 vota.
Pas LDK-së, radhitet AAK me partnerët e koalicionit, të cilët kanë mbledhur plot 260 vota, apo 1.93 për qind.
Koalicioni për Familje është votuar plot 103 herë nga mërgata, ose 0.76 për qind.