Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për komunën e Prizrenit.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka fituar më së shumti vota nga diaspora, duke marrë 33.30%, i dyti ka dalë Shaqir Totaj nga PDK me 31.73%, shkruan Reporteri,net.
Driton Selmani kandidat i LDK-së është renditur i treti me 11.38%, kurse e katërta Emilja Rexhepi me 6.17%.
Zafir Berisha i Bashkimit Demokratik të Prizrenit me 6%, ndërsa e fundit Albulena Balaj e NISMA-s me 5.89%.