Numërohen votat nga mërgata, ja fati përfundimtar i NISMA-AKR-së
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.
Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para me gjithsej 2083 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka grumbulluar 1053 vota. Derisa Partia Demokratike e Kosovës, e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 555 vota nga 4451. Koalicioni AAK-PSD ka 281 sosh.
Ndërsa Nisma-AKR, ka marrë 187 vota.
Sipas hulumtuesit Armen Muja, koalicioni Nisma-AKR përfundimisht s’e kalon pragun.
“Zgjedhjet 2019: Pas numërimit te votave te fundit te diasporës, Nisma përfundimisht jashtë Kuvendit”.
insajderi.com