Nxënës nga komuniteti boshnjak e rom njihen me punën e Gjykatës së Prizrenit
Aktivistët e organizatës “Roma Versitas Kosova” – Dega në Prizren, realizuan projektin në Gjykatën Themelore (GJTH) të Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Projekti kishte për qëllim t’i mbledh 15 fëmijë të klasave të 5 -9 të komunitetit boshnjak dhe rom për edukatë qytetare, ku për një javë pesë institucione të ndryshme lokale, do t’u flasin fëmijëve rreth rolit dhe shërbimeve që këto institucione ofrojnë për qytetarët.
Kryesisht këto institucione janë 1. Policia e Kosovës 2. Zjarrfikësit 3.Gjykata Themelore e Prizrenit 4. Spitali i Prizrenit si dhe Komuna e Prizrenit.
Në pjesën teorike zyrtarja për informim publik e GJTH-së, Afërdita Kicaj u tregoi fëmijëve për shërbimet që iu ofron gjykata, ndërsa në pjesën praktike fëmijët patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës si dhe patën mundësi ta marrin buletinin informativi cili publikohet në baza tre mujore përmes së cilës informohen qytetarët mbi punën dhe aktivitetet e kësaj gjykate.
“Gjykata vazhdon traditën e bashkëpunimit me qytetarët me OJQ-të me Shkollat, Universitetet, Kolegjet e qytetit dhe të rajonit”, thuhet në njoftimin nga GJTH./GazetaePrizrenit.net/