Prizren: Nxënësi vjedh ditarët në shkollën “Lorenc Antoni”, i hedh në lumë (VIDEO)
Rafti i ditarëve të shkollës “Lorenc Antoni” në Prizren mbeti bosh.
Një nxënës i kësaj shkolle bashkë me një person tjetër i morën ata të hënën paradite, njofton Klan Kosova.
Këtë veprim të tyre e regjistruan kamerat e sigurisë të këtij institucioni arsimor që mundësuan edhe identifikimin e të dyshuarve.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, gjashtë ditarët më pas janë gjetur në një lum. Dy prej tyre ishin në gjendje të rregullt, të tjerët ishin krejtësisht të shkatërruar.