Nxirret edhe një viktimë nga rrënojat në Durrës
Është nxjerrë edhe viktima e tretë tek ndërtesa 6 katëshe e rrënuar nga tërmeti në lagjen 18 në Durrës, raporton KTV.
Deri tash, raportohet të jenë 40 të vdekur.
Mëngjesin e sotëm Edi Rama ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë ku ka thënë se në këto momente është e nevojshme ndihma financiare dhe jo materiale, raporton Koha.net.
Rama ka shtuar se do të ketë transparencë për çdo qindarkë që do të jepet.