26-11-2024

Oda e Mjekëve jep detaje për vdekjen e doktorit, Nexhip Berisha

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se doktor Nexhip Berisha vdiq në moshën 54 vjeçare. Ai ishte specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren, teksa nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Njoftimi i plotë i OMK-së:

Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare Dr. Nexhip Berisha

Dr. Berisha ka qenë specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren ku dhe ishte udhëheqës i sektorit të shëndetësisë. Po ashtu gjatë luftës dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së si mjek.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Asnjë koment

Comments are closed.