24-11-2024

“Oda e Prizrenit” me aktivitet kushtuar një jetë të shëndetshme

Në zyrat e Odës së Prizrenit, u mbajt prezantimi  “Mundësi për jetë të shëndetshme” të cilin Oda ua mundëson përfaqësuesve, bizneseve dhe anëtare të tyre së bashku me Qendrën e Nutricionit, percjell Gazeta e Prizrenit.

Prezantimi është bazuar në përvojën vendore dhe hulumtimet më të avancuara shkencore me ndryshime në:

1) Shndërrimin e muskulaturës kardiake në atë sportive,

2)Rritjen e elasticitetit vaskular,

3) Eliminimin e toksinave (helmeve),
4) Rigjenerimi qelizor

Këto rezultojnë me rritjen e imunitetit dhe krijimin e kushteve për eliminimin e terapisë së hipertensionit arterial, diabet tip 2, migrenës, problemeve reumatike, hipotireozës, humbje peshe, etj.

Për këto çështje ka ligjëruar nga Dr. Bahri Sopa, nutricionist.

 

Asnjë koment

Comments are closed.