25-11-2024

Oda e Zejtarëve të Kosovës, nevojë për vëmendje

Nga Afrim Tejeci

Regjioni i Prizrenit dhe vetë Prizreni është veçanërisht i njohur për traditën e tij me zejtarë edhe ndëmarrës si pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të banorëve të tij, si motori i krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të zejtarisë, ndërmarrjeve të vogla të mesme, duke rritur punësimin në shumë sektorë. Oda e Ndërmarrësvë Zejtarë Prizrenit – Oda Prizrenit, duke nisur nga fakti që qyteti i Prizrenit është qyteti i dytë si nga aspekti banorëve dhe nga aspekti ekonomik, e pamë të udhës që qyteti Prizrenit, ka një nevojë të përfaqësimit të mirë, për të dhënë një kahje pozitive fushës më të rëndësishme për ekoniminë vendase. Oda Prizrenit është një zë i fuqishëm në mbrojtjen e biznesit duke u mundësuar promovim të punimeve tradicionale.

2.Zejtaria kërkon që t’i kushtohet vëmendje më e madhe, për t’i mundësoj asaj krijimin e vendeve të të punës dhe t’i jap kontribut në rritjen e mirëqenies sociale. Zejtaria kërkon shkollim dhe kualifikim professional.

Zejtarët kërkojnë njohjen e provimit të mjeshtrit si në Kosovë dhe jashtë. Si dhe faktor me rëndësi me produkte cilësore të larta të produkteve dhe shërbimeve zejtare në menjyrë që garantojnë brezat e ardhshëm të jënë  të kualifikuar.

Shumë shtete të rajonit por edhe të Europës, e kanë një gjë të tillë ndërsa në Kosovë ende.

3.Oda Prizrenit synon të jetë dhe të bashkëpunoj me organizata të tjera për të arritur qëllimin në përfaqësimin e interesave të biznesit përmes rrjetëzimit në këshillimin, e sherbimeve veçanërish në fushën e konsulencës, ëorkshopëve, identifikimin e ndërrmarrjeve. Të informoi për takime B2B, bizneset sektoriale mbrenda dhe jashtë Kosovës do të organizojnë panaire dhe do të informojnë për panaire të ndryshme mbrenda dhe jashtë shtetit.

4.Ekzistojnë qendrat për aftësimin dhe trajnimin profesional, si e vetmja rruge për të patur një fuqi puntore kualitative pasi mungesa e fuqisë puntore të kualifikuar është sfide për biznese dhe problemi ma i madh tek sektoriti privat. Prandaj Kosova ka nevojë të madhe për ndërhyrje dhe ndryshim në sistemin arsimor, ka nevojë për shkolla profesionale të sistemit dual. Ashtu siç janë shkolla profesionale në Gjermani.

5.Të gjithë e dimë se janë nënshrkuar shumë marrveshje për të lehtësuar bashkëpunimi ekonomik. Në Shqipëri më lehtë deportojnë ndërrmarësit zejtarët nga shtetet përreth sesa kosovarët. Autoritetet në Shqipëri kanë shumë bariera për bizneset nga Kosova. Ka patur organizime dhomash të tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë si edhe forume ekonomike, për t’u vendosur ura bashkëpunimi.

6. Krijimi i kushteve më të përshtatëshme të punës për zejtarët, sipërmarrësit dhe ngritja e nivelit të njohurive për të qenë konkurent në tregun global. Rritja e aftësive performuese të anëtarëve, përmes edukimit kombinimit të përvojave, urave lidhëse ndëmjet zejtarëve, ..të Ballkanit dhe Evropës. Synimi i ynë është krijimi kushteve për paraqitje të produkteve në treg, sigurimi i tregut për eksport. Lipset që në të ardhmen Qeveria t’u garantojë bizneseve, një levizje të lire, ku zejtarët dhe ndërmarrësit do të jenë të barabartë për konkurueshmërinë.

Si mungesë e lirisë së lëvizjes, shumë biznese kanë mbijetuar , kryesisht në sektorin zejtarisë. Si rezultat i mungesës së lëvizjeve, bizneseve kanë përjetuar zvoglim të aspekteve konkuruese dhe kanë rrënjë të eksporteve.

7. Tani kapacitetet e prodhuesve prizrenas janë konkuruese ente me cilsi dhe kualitet me shumë shtete të rajonit mbasi kena investime në teknologji të avancuar në krijimi e produkteve cilsore. Shumë prodhues prizrenas tani janë prezent në tregun Shqipëtar dhe ka një trend të rritjes po ashtu edhe prodhuesit Shqipëtar janë prezent në tregun Kosovar. Por mendoj qe me hane të nje fushatë reklamuese më të mirë dhe vetëdijësimi të populatës mundët të ritët për disa here kjo vlerë e prodhimeve.

8. Është shumë më rëndësi dhe interes afat gjatë krijimi i tregut kombëtar për një shtëti përbashkët. Në këte rafsh një roll të madh në drejtimi të zhvillimit ekonmik të vendit mundët te ketë edhe ekonimi të përbashkët. Me hanë të tregutë të përbashët mund të kemi rritje e konsumit dhe eskportit drejt tregut evropian pa dyshim që rrit nevoja për shtimi e kapaciteteve prodhuese dhe rrit mundësi për hapjen e vendeve të rreja të punës.

9. Stabiliteti i politik i shteteve varet shumë edhe nga qëndueshmëria ekonomike, bashkëpunimi i firmave prodhuese nga Kosova dhe firmave të Shqipërisë kriojnë parakushtë të mira për bashkëpunimiet të mëtejshëm, deri në krijimin e koorporatave të përbashkëta, mbrenda një kohe të shkurtë dhe kapitali investiv. Prandaj si Kosovë po ashtu edhe Shqipëria duhet të inicioj dhe subvencionoj ato firma që bashkëpunojnë në krijimin e firmave të përbashkëta, në mënyrë që prodhuesi të jetë më konkurent ndaj prodhuesve të BE-së. Është koha që investitorët të mos investojnë më, në ndërmarrje të vogla familjare por të bashkoj kapitale dhe të krijojnë një shoqëri aksionare, në të cilën kapitali do të jetë shumë milionësh dhe konkurues në tregun Evropian.

10. Nga vetë fakti qe Kosova ka arritur pamvarësin fal miqve ndërkombëtar, andaj duhet të dëgjohet rekomandim ndërkombëtar. Duhet të mos bëjmë gabime të mëtejshme në ketë çështje dhe vemprimet të ndrëmerren me koordinim me partnerët ndërkombëtar. Besoj që Qeveria e ardhshme do të tregoj shumë maturi, do të ketë dialog intern dhe ekstern me qarqe të caktuara ndërkombëtare. Ne kemi pasur efekt negative nga politika, ku të gjithë shtetet mike, kanë qenë kundër një veprimi të taksës 100% ndaj Sërbise dhe Bosnjes e Hercegovinës. Kjo taksë ka pasur efekte negative duke ritur inflacionin, koston e prodhimin vendor, koston e shportës së qytetarëve. Prandaj Qeveria e ardhshme, para se të marrë kësi lloj vendimesh duhet të shikoj indikatorë matës të efekteve të kësaj takse. Prandaj Qeveria e ardhshmë duhet të fokusohet në sundimin e ligjit i cili do të zhvilloj Kosovën. Të funksionoj MSA-ja, të vendos kuadrin lijgor për bashkëpunim me vendet që nënshkroi marrëveshje, duhet në mënyrë graduale të plotsojmë standardet Evropiane të përmirsojmë kushtet për mallra, sherbimet dhe kapitalet në një mënyrë që një shtet të mund të tregtoj lirshëm ne tregjet e BE-së./ Apel.al

Asnjë koment

Comments are closed.