Odat e Deçanit të vogla për tubimet e Abdixhikut
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubimin e radhës në Deçan.
Abdixhiku, është shprehur se në çdo bisedë e dorështrëngim, po e ndiejmë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi, dhe ata po presin zgjidhje konkrete për problemet që po i rëndojnë.
“Në çdo bisedë e dorështrëngim, po e ndiejmë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi, dhe ata po presin zgjidhje konkrete për problemet që po i rëndojnë. Ata duan rrugë të sigurta, ekonomi të fortë dhe jetë me mirëqenie e dinjitet. Ata e dijnë se këto zgjidhje i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, si forca e vetme politike në vend që e ka edhe vizionin edhe programin për një të ardhme më të mirë. Pikërisht për këtë qëndroj unë dhe ekipi im”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, me këtë mbështetje dhe përkushtim të ndërsjellë, jemi të vendosur për ta çuar Kosovën përpara
“Me këtë mbështetje dhe përkushtim të ndërsjellë, jemi të vendosur për ta çuar Kosovën përpara. Bashkë me qytetarët tanë, ne do ta bëjmë realitet ndryshimin që e kërkon dhe e meriton vendi ynë”, tha Abdixhiku./IO