Momenti kur basketbollistët pejanë sulmohen fizikisht nga tifozët e Yllit – Video
Në një incident të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, tifozët vendas sulmuan fizikisht lojtarët e Pejës, raporton Insajderi.
Incidenti ndodhi pasi tifozët e Trepçës hynë në palestër dhe sulmuan basketbollistët mysafirë, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes me rezultatin 38:52 në favor të Pejës.
Policia ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për të larguar tifozët nga palestra, duke mundësuar vazhdimin e ndeshjes pas zbrazjes së një pjese të tifozëve.