Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës, prokurori: Sekuestruam restorante luksoze, apartamente, rrjet televiziv, makina
Prokurori renditi pasuritë e sekuestruara gjatë operacionit.
Ai tha se autoritetet gjyqësore kanë vendosur edhe sekuestrimin e pasurive me vlerë disa milionë euro.
• 9 apartamente,
• 4 kompani,
• 7 llogari bankare dhe
• 3 automjete.
Në Shqipëri janë sekuestruar:
• restorante luksoze,
• një rrjet televiziv,
• një agjenci imobiliare dhe
• kompani ndërtimi.
Prokurori Vladimir Mara: Në Shqipëri janë vendosur 29 masa sigurimi të gjitha arrest në burg. Në Itali kanë qenë 22 masa sigurimi, nga këto në Itali dhe Shqipëri gjithsej janë ekzekutuar 40 masa sigurimi.
Ne kemi parë që ka organizim të mirëfilltë kriminal që në vetvete ka 3 nënndarje tjera, që kishin aktivitete kriminale nga vende të Amerikës Latine në drejtim të Evropës apo Itali dhe Shqipëri. Pra janë 51 masa sigurimi dhe një urdhër ndalimi.
Në mesin e rasteve të zbuluara janë:
• pagesa “cash” prej mbi 500 mijë eurosh në Bari,
• transfertë prej 500 mijë dollarësh drejt Amerikës Latine,
• parapagim për një ngarkesë me 500 kg kokainë nga Guayaquil, Ekuador.
Në Shqipëri janë dokumentuar edhe raste të shpërdorimit të detyrës, ku përfshiheshin pjesëtarë të forcave të policisë.