Operacioni i koduar “Alias”/ Kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri 27-vjeçari i kërkuar nga Spanja
Është finalizuar operacioni policor i koduar “Alias” në pikën e kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle, transmeton IndeksOnline.
Operacioni policor, i zhvilluar nga DVKM Kukës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana.
Në këtë operacion është vëne në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 27-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale dhe falsifikim të dokumenteve.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./IndeksOnline/