Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës: Sekuestrohen mbi 180 çadra dhe shtretër të paligjshëm
Plazhi i lirë”, shërbimet e Policisë në Shqipëri kanë realizuar kontrolle të shtuara përgjatë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Gjatë aksionit në lagjen nr. 1 të Durrësit, janë liruar dy hapësira publike, ku janë sekuestruar 182 komplete me çadra dhe shezlongë.
Policia ka njoftuar se dy shtetas, N.D. (36 vjeçar) dhe R.H. (70 vjeçar), të dy banues në Durrës, janë proceduar penalisht për këtë shkelje.
Pas verifikimeve dhe heqjes së pajisjeve të paligjshme, materialet janë dërguar në Prokurori për të vijuar procedurat ligjore.