Operohet Albion Rrahmani
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë. Operimin e ka kryer të premten në Bukuresht të Rumanisë.
“Albioni sapo përfundoi ndërhyrjen në këmbën e djathtë duke hequr pllakën dhe vidat që ishin në këmbën e tij nga operacioni në vitin 2023. Ai do të jetë jashtë për një periudhë prej 7-10 ditësh. Ai do të jetë gati për sezonin e ri më i fortë se kurrë. Një falënderim i madh për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për gjithçka që kishin bërë që kjo ndërhyrje të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan në njoftimin e agjencia “KT Management”.
Sulmuesi i Sparta Pragës shkëlqeu me fanellën e Kosovës këtë muaj. Shënoi pesë gola në miqësoret kundër Armenisë dhe Komoreve.