26-11-2024

Opozita bashkohet kundër shtrenjtimit të energjisë

Pasi që dështoi votimi i rezolutës, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri bëri të ditur se do të përdorin mekanizma ligjorë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.

“Ne patëm një rezolutë e cila i kërkonte ZRRE dhe qeverisë, që në asnjë rrethanë të mos e konsideronte në këtë nivel rritjen e çmimit. Ne pritëm që një rezolutë e tillë të votohej për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë. Kjo mazhorancë e dha një mesazh të qartë që këtu ka koordinim të plotë mes Kurtit, ZRRE-së dhe parlamentit që ta implementojnë një bllok tarifë”, tha ai.

Kurse, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kjo që Qeveria po bënë është lojë.

news image

“Këto improvizime mashtruese janë treguesi më i qartë i mosefikasitetit të kryerjes së detyrës dhe kryesorja është mbrojtja e qytetarëve me veprimet tona janë të ligjshme për mbrojtjen nga e keqja. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje përkundër mbështetjesh që kanë nga Lista Serbe”, ka deklaruar ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se kjo rezolutë e kishte ndihmuar qeverinë që të kundërshtonte rritjen e çmimeve. /GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.