Opozita i kundërpërgjigjet Haskukës rreth kritikave për humbjen e donacionit prej 350 mijë euro
Anëtarë nga subjektet opozitare në Prizren, AAK dhe PDK, i janë kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka që pas dështimit si pasojë e bojkotit të djeshëm të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal (KK) kritikoi asamblistët, për humbjen e Prizrenit të një donacioni në vlerë prej 350 mijë euro nga MAPL, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal, Ilir Baldedaj ka thënë se Haskuka vonë e ka kuptuar këtë. ” Kur u zgjua nga gjumi Haskuka mori vesh se nuk i ka kaluar pika të cilën e ka sponsorizuar në KK, por mbledhja u kry, pas zgjati më pak se 12 minuta”, ka thënë ai.
Haskuka ka shkruar në profilin e tij në “facebook” se bllokimi i votimit për donacionin nga MAPL është kundër interesave të qytetarëve të Prizrenit! “Për shkak të mospjesëmarrjes së një numri të madh të asambleistëve në Kuvend, Komuna jonë ka humbur një donacion në vlerë prej 350,000 Euro nga MAPL. Fjala është për projektin e ndërtimit të rrugës Smaç -Mamushë, ku përfitues kryesorë do të ishin qytetarët e rajonit të Anadrinit dhe tërë komunës Prizrenit”, ka shkruar ai.
Ndaj kritikave të Haskukës është deklaruar edhe kuvendari i PDK-së, Alush Shala. “Kjo akuzë nuk duhet të rëndoj mbi kuvendarët e Prizrenit. Kryetari ka pasur mundësinë t’i konsultoj shefat e grupeve të partive politike, por nuk e ka bërë”, ka shkruar në ‘facebook’ ai.
Sipas Shalës sqarimet e drejtorit të Haskukës, gjatë mbledhjes së KK-së ishin qesharake apo siç ka thënë “me dy fjalë deshi me na bind si të ishte magjistar”.
Baldedaj ndërkaq ka thënë se Haskukës i kish “ik” nga mendja se e kishte “detyruar” kryesuesin që ta thirr mbledhjen për të cilën nuk e kishte as votën e koalicionit dhe se e thirr vet mbledhjen, ndërsa as vetë nuk merr pjesë në të.
“Haskuka e as votën e pozitës nuk e kishte. Ndërsa pas mbledhjes, i doli gjumi vonë, dhe e nisi ditën me lot krokodili. Një vjet e katër muaj Haskuka nuk po qeverisë veç po derdh lot krokodili… Dhe ky njeri që nuk di si menaxhohet paraja dhe i teprojnë 7 milion, flet për interes të qytetarit… Ky njeri interes të qytetarit e quan zhvatjen e arsimit, zhvatjen dhe degradimin e kulturës, zhvatjen dhe degradimin e shërbimeve publike.
Përfaqësues e saj kanë thënë se kanë opozita ka dëshmuar veprimin kur është në pyetje interesi qytetarëve, duke dhënë votën pro, ndërsa Baldedaj thotë se në të kundërtën do të veprohet ndaj zhvatjes e degradimit./ GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe:
Haskuka: Komuna e Prizrenit ka humbur një donacion në vlerë prej 350 mijë euro