05-07-2025

Opozita kritikon pushtetin lokal për mos-shfrytëzimin e potencialit turistik në Prizren

Opozita e Prizrenit ka kritikuar ashpër pushtetin lokal për mosrealizimin e premtimeve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Në emisionin “COSMO” të KTV-së, Karanfil Haxhillari nga LVV tha se në këtë sektor është bërë më shumë nga niveli qendror sesa nga ai lokal.

Ndërkaq, Driton Selmanaj, kryetar i LDK-së, u shpreh se mungesa e guidave turistike mbetet një problem i pazgjidhur nga pushteti lokal e Besnik Krasniqi nga AAK-ja theksoi mungesën e vendeve të parkimit për turistët, duke shtuar se vizitorët sillen nëpër qytet pa një zgjidhje të tillë.

Por, Totaj e thotë të kundërtën e asaj çfarë thonë përfaqësuesit e opozitës në Prizren.

Këto dhe çështje të tjera lidhur me potencialin e pashfrytëzuar turistik të Prizrenit trajtohen në emisionin e plotë “COSMO” në KTV./04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.