Orë letrare kushtuar piktorit prizrenas, Hamdi Bardhi
Seksioni letrar që vepron në kuadër të SHKA “Agimi” në Prizren, të premten (10 korrik) do të organizojë një orë letrare kushtuar piktorit prizrenas, Hamdi Bardhi, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Takimi mbahet në galerinë “Bardhi”, afër Shtëpisë së Kulturës në Prizren, duke filluar nga ora 18:00,
Ndërkohë në Prizren, prej disa ditësh, në të njëjtin lokacion qëndron e hapur ekspozita me punimet e Bardhit.
Profesor Hamdi Bardhi nga viti 1965 ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës si dhe tri here nga 4 vite, është zgjedhur anëtar i kryesisë së SHAAFK–së.
Ai u lind më 1932 në Prizren, ndërsa vdiq më 2006. Pati më se 15 ekspozita individuale dhe shumë e shumë ekspozita kolektive, që tregojnë dendur kreativitetin dhe angazhimin e lartë në pikturë. Ai ekspozoi në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj,… veprat e tij u ekspozuan edhe jashta vendit, si në; Podgoricë, Beograd, Zagreb, Suboticë, Shtutgard, Paris, Aman, Milano, Damask… ku tregoi gjithnjë kreativitetin e mirëfilltë dhe tejet rezonues.
Takimi letrar mbahet në galerinë “Bardhi”, afër Shtëpisë së Kulturës në Prizren, duke filluar nga ora 18:00. /GazetaePrizrenit.net/