Organizata Botërore Meteorologjike: Valët e nxehtësisë do të bëhen më të shpeshta, bota duhet të mësohet me to
Vala e nxehtësisë që ka përfshirë Evropën Jugore tash e disa ditë ka shkaktuar edhe viktimat e para, me 6 persona që kanë humbur jetën në Itali dhe Spanj, si pasojë e temperaturave ekstreme.
Temperaturat e larta, që arritën deri në 34 gradë në Napoli, kanë prekur qytetet më të mëdha, ndërsa shkalla e lagështisë ka arritur nivele të rrezikshme, veçanërisht gjatë natës.
Temperaturat e sipërfaqes së detit në Mesdhe kanë arritur nivele rekord për muajin qershor, duke shënuar 26.01°C më 29 qershor, sipas të dhënave të Copernicus. Vala e nxehtësisë po vazhdon të përhapej drejt lindjes, duke goditur qytete të tilla si Paris, Romë, Berlin, dhe Vjenë, që po përjetojnë temperatura rekord.
