23-11-2024

OSHP-ja urdhëron Komunën e Prizrenit për zbatim vendimi për ujësjellësin

Së fundmi, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka urdhëruar që të zbatohet vendimi i tij, i muajit korrik, nga autoritetet komunale të Dragashit.

“Urdhërohet autoriteti kontraktues (Komuna Dragash) që të zbatojë vendimin e OSHP-së me numër 236/18 i 17.07.2018, përkitazi me aktivitetin e prokurimit me titull: ‘Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve-projekt trevjeçar’…”, shkruan në urdhëresën e “Gjykatës së tenderëve”, të publikuar ditë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu, përmes këtij akti, OSHP-ja ndërkaq ka urdhëruar Komunën e Dragashit që në afat prej 5- ditësh të njoftojë operatorët ekonomikë ankues lidhur me zbatimin e vendimit të këtij organi të muajit korrik për këtë aktivitet të prokurimit. Në të kundërtën ka paralajmëruar inicimin e masave ndaj zyrtarit përgjegjës për prokurimin në këtë komunë.

Asnjë koment

Comments are closed.