Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar: Drejtësia mbetet themeli i çdo shteti demokratik
Gjatë ditës së sotme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë me mandat fillestar.
Dekretimi është bërë në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në komunikatën e presidencës, thuhet se gjyqtarët e rinj janë zotuar se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

‘’Presidentja Osmani theksoi se drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror’’, thuhet në komunikatë.

