Osmani i përgjigjet presidentit: Gjarpri po e shpall babanë tim tradhtar vetëm pse e njohu Rugovën komandant suprem
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pasi ky i fundit i tha se dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë.
Osmani ka thënë se “Gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime”.
Tutje, ai tha se Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njashtu siç, sipas Osmanit, e ka shpallur edhe Rugovën gjatë viteve 90’.
“Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr. Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura”, shkruan Osmani.
Tutje, Osmani tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë njollë më të zezë në historinë e saj se sa zgjedhja e Thaçit President.
“Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e qon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri ateherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë”, shkruan Osmani.
Kujtojmë se Thaçi gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka pasur nofkën “Gjarpëri”.
Hashim Thaçi, ka thënë për se dikush nga familja e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka shërbyer Serbisë.
“Dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”, është shprehur Thaçi.
Gjithashtu, ai tha se nuk do të komentojë më shumë rreth kësaj, por do ta bëjë pasi të deklarohet Osmani lidhur me këtë çështje.
Lexo edhe:
Presidenti me fjalë të rënda ndaj Vjosa Osmanit: Dikush nga familja e saj i ka shërbyer Serbisë