25-08-2025

Osmani takohet me të rinjtë shqiptarë në Austri: Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën

Në kuadër të qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach, presidentja Vjosa Osmani u prit nga një grup i të rinjve shqiptarë në Austri, të cilët e surprizuan me energjinë dhe angazhimin e tyre për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thekson se këta të rinj kanë një gjë të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.


“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar e para e vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.