Pacolli thotë se ka përgatitur dhomë për takim mes Kurtit e Mustafës: Kam dashur që ta formojnë Qeverinë
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kishte përgatitur një dhomë në hotelin e tij për kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti për t’i takuar dhe për të biseduar.
Pacolli tha se ka dashur që të formohet qeveria mes atyre dyve.
“Unë në hotelin tim, në një dhomë speciale, nja 20-30 herë e kom përgaditë atë dhomë për një bisedë për një takim tet a tet mes Isa Mustafes e Albin Kurtit. E dini edhe deklaratat e mija që ju kom thon ju lutem uluni. Për arsye se e kam parë që PAN-i nuk mund ta formojë një qeveri, kam dasht që aty të formohet qeveria mes këtyre dyve”, tha Pacolli në T7.