25-11-2024

Paga ‘rrëqethëse’ që Liria i ofroi trajnerit të sapo larguar

Liria konsiderohet si një ndër klubet më të vjetra dhe të respektuara në Kosovë.

Por, duket se kryesia aktuale nuk po di të vlerësoj figurat dhe legjendat e skuadrës.

Para dy ditëve zyrtarizuan ish-lojtarin, Bujar Thaqin si trajner të portierëve.

Megjithatë pa kaluar mirë 24 orë, ish-portieri i Lirisë pohoi përmes rrjeteve sociale se nuk kanë arritur një marrëveshje me klubin e tij të zemrës.

Telegrafi mëson nga burimet brenda klubit se arsyeja e prishjes së marrëveshjes ishte paga që i ofruan Thaqit.

“Po është e vërtetë se shkaku i rrogës u prish marrëveshja. Bujarit i ofruan rrogë 150 euro në muaj dhe është më se normale që ta refuzoj. Kjo është nën pagën minimale që lejohet edhe me ligjet e Kosovës”, ka thënë një burim i afërt me klubin.

Ndërkohë edhe Blerim Zerka, trajner disavjeçar i portierëve është larguar nga bardhezinjtë.

Kujtojmë se Thaqi ishte pjesë e skuadrës që fitoj trofeun e vetëm të pasluftës në Kosovë me Lirinë, përkatësisht Kupën e Kosovës, ku në finale përmes penaltive kishte mposhtur Vëllaznimin.

Theksojmë se javë më parë skuadra ka liruar si lojtar të lirë Iberahim Walidjo, i cili u transferua si lojtar i bujshëm në Prizren.

Ndryshe, Liria gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të Superligës me 19 pikë.

Image

Asnjë koment

Comments are closed.