Pagat po u ecin, kuvendi po ngec, dështimi i 23-të
Për të 23-n herë më radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë të enjte i njëjti skenar.
Partitë opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë votimin e fshehtë. Ndërkaq VV-ja nuk lëviz nga pozicionet e saj, përkundër dështimeve të vazhdueshme për konstituimin e kuvendit edhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të shtunën në orën 11.30.
Në sallë ishin 111 deputet, 55 prej tyre votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline