30-12-2025

Pak qytetarë në debatin e dytë të kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Pak qytetarë kanë marrë pjesë, sot në debatin e dytë të kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, me qytetarët për këtë vit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raportin për punën dhe angazhimin ekipor gjatë vitit 2025, Totaj e paraqiti si zakonisht në sallën e Kuvendit Komunal.

Nga ajo që u pa në sallë, pjesëmarrja ishte kryesisht e zyrtarëve komunalë, veprimtarëve partiakë dhe disa përfaqësuesve të OJQ-ve që kanë përfituar mjete nga subvencionet komunale, ndërsa numri i qytetarëve ishte i vogël.

Sipas rregullores, kryetari i komunës është i obliguar që brenda vitit kalendarik të raportojë dy herë për punën gjatë qeverisjes lokale. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.