23-11-2024

Pako me produkte të fëmijëve për nënat që lindin Klinikën e Gjinekologjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Base Agency, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit, përmes së cilës do të bëhet dhurimi i një pako për secilën nga nënat që lindin fëmijët e tyre në Klinikën e Gjinekologjisë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka falënderuar Base Agency që kanë zgjedhur Klinikën e Gjinekologjisë për të ndihmuar nënat dhe foshnjat e porsalindura.

Në anën tjetër, Alban Shabani nga Base Agency tha se falë donatorëve kanë krijuar një pako, e cila do të përmbajë produkte që do t’i dhurohen falas nënave që lindin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, afërsisht 10,000 pako përgjatë një viti.

Dhurimi i pakove për nënat që lindin në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, do të fillojë brenda pak ditësh.

Asnjë koment

Comments are closed.