28-11-2024

Pamje: Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga tre persona në Prizren

Një qytetar nga Suhareka është përballur me një sulm të tmerrshëm nga tre persona, në orët e para të së shtunës, në Prizren. Sinjali ka siguruar pamjet e rënda të këtij sulmi me shufra dhe ju sjellë detajet.

Viktima L.M (emër i njohur për redaksinë) u sulmua pamëshirshëm nga tre burra, derisa ishte në veturën e tij. Gjithë sulmi ndaj tij, sipas burimeve të Sinjalit ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë që kishin palët mes vete.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga kamerat e sigurisë të vendosura në një nga objektet në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja, shihet gjithë sulmi brutal që pësoi qytetari nga Suhareka.

Derisa njëri nga të dyshuarit e sulmonte pamëshirshëm me një shufër, i dyshuari tjetër thoshte “theja kamtë”, duke tentuar që ta sulmojnë viktimën edhe me thikë.

Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti shkon te vetura prapa veturës së viktimës dhe e merr një shufër tjetër, për t’i dalë në “ndihmë” mikut që sulmonte brutalisht viktimën.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se deri më tani një person është ndaluar, ndërkaq dy të tjerë janë në kërkim nga Policia.

Të dyshuarit janë emra të njohur për redaksinë, mirëpo meqenëse rasti është duke u trajtuar nga organet e ndjekjes, emrat tani për tani nuk do të zbulohen.

/GazetaSinjali/

VIDEO

Asnjë koment

Comments are closed.