25-11-2024

Paqja e sforcuar e shqiptarëve: Xhaka në maternitet, Shaqiri në infermieri

Përfaqësuesja zvicerane e futbollit ka arritur rezultate të mira në eliminatoret e Europianit 2020, por në kontrast me fushën, situata në kampin e helvetikëve nuk ka qenë aspak e qetë. Polemikat për shiritin e kapitenit me protagonistë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, sollën bojkotin e këtij të fundit nga kombëtarja, por si për ironi të fatit, qetësia dhe lajmet e mira vijnë nga spitali.

Shaqiri ka sheshuar polemikat me trajnerin Vladimir Petkoviç, duke pranuar të rikthehet në gjirin e përfaqësueses, transmeton tch.Por mesfushori teknik i Liverpulit vuan një dëmtim që do t’i mohojë kontributin ndaj Danimarkës dhe Irlandës. Zviceranët ishin pa Shaqirin në barazimin 1-1 me Irlandën në Dublin muajin e kaluar pasi lojtari nuk ishte i kënaqur me ndarjen e detyrave për kapitenin,

Drejtori i ekipit Kombëtar, Pierluigi Tami zhvilloi bisedime direkte me Shaqirin dhe pas një takimi të dytë në Liverpool, në prezencën e trajnerit, Shaqiri pranoi të rikthehej. Megjithatë një lëndim i tij do ta lërë jashtë.

Zviceranët po vëzhgojnë gjithashtu situatën e kapitenit Granit Xhaka, pasi gruaja e tij do të lindë javën e ardhshme dhe mesfushori i Topçinjve pranon se mund të duhet të vendosë familjen e tij para futbollit. Praktikisht atë që nuk zgjidhi dot fusha po e zgjidh spitali, konfliktin në dukje të harruar mes dy lojtarëve me origjinë shqiptare në përfaqësuesen zvicerane. /Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.