23-11-2024

Para 39 vitesh, janari në Kosovë shënonte temperaturë -30 C, borë 2.5 metra lartësi

Për ndryshime klimatike flitet në gjithë botën, por gjeneratat më të vjetëra këtë mund ta dinë, vetëm nëse e kthejnë kujtesën pak mbrapa, kur në Kosovë dimrat ishin tejet të ftohtë e me shumë borë.

Në faqet e gazetës Rilindja të para 39 viteve,  shkëputur nga Prishtina Weather, raportohej për gjendjen e rëndë në vend, nga moti i keq, percjell Gazeta e Prizrenit.

Në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”, shkruan kjo faqe që raporton për motin.

Në atë kohë, Kosova cilësohej si vendi më i ftohtë në Europë, me tempreatura që shkonin deri në -30C.

Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:

Prishtinë – -27.2C,
Pejë – -24.8, Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar, Istog – -25C, Klinë – -30.8C, Dragash – -20C, Prizren – -23.6C, Mitrovicë – -29C, Ferizaj – -28.1C.

 

Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës në atë kohë kishte arritur në: Prishtinë – 44cm, Pejë – 99cm, Prizren – 85cm. Ndërsa Rilindja raportonte se në Deçan, trashësia e borës kishte arritur deri në 2.5 metra.

Duhet të theksohet se atë vit edhe muaji shkurt ishte i ftohtë, dhe se kishte edhe mbi 5 ditë temperatura të ulëta nën -20C. /reporteri.net

Asnjë koment

Comments are closed.