25-11-2024

Para shtesë për punëtorët e ndërmarrjeve publike, ky është vendimi i qeverisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë që kanë pagë deri në 1000 euro.

Shuma totale e ndarë për këtë është 32,300 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se masat janë në vazhdimësi ose kanë rezultuar nga procedurat ankimore.

Siç e theksuar kemi të bëjmë me dy masa që janë në vazhdimësi, pra kemi të bëjmë me pagesa që kanë të bëjnë me vazhdimin ose që kanë rezultuar nga procedurat ankimore. Shuma është 32,300 euro dhe mbahet në kuadër të MFPT.”, tha Murati.

Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit.

“Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punonjësit në ndërmarrjet publike që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 €) e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shumen e njëhershme prej njëqind euro (100 €)”, thuhet në pikën 1.4 të masës 3.6 të pakos. /FO

Asnjë koment

Comments are closed.