Një rast i vjedhjes ka nodhur mbrëmë në Prizren, me ç’rast në një shtëpi, pos tjerash është vjedhur edhe një pistoletë.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide”, thuhet në raportin e Policisë.
Mbështetur në raportet e policisë, kohën e fundit në rajonin e Prizrenit janë shtuar rastet e vjedhjeve të armëve nëpër shtëpi të qytetarëve./ GazetaePrizrenit.net