Paraburgim babait që sulmon me thikë djemtë në Lukinaj të Hasit
Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, sulm dhe kanosje, Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji të pandehurit me iniciale M.C. nga fshati Lukinaj e Hasit të Prizrenit.
Në përshkrimin e lëndës, thuhet se i pandehuri , më datën 05.01.2019 rreth orës 11:00, në shtëpinë e tij familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit – djalit të tij, viktimës së ndjeshme, të miturin me iniciale SH.C., pas një mosmarrëveshje, fjalosjes me bashkëshorten e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur në fytyrë.
Po atë ditë, në orën 18:40, i pandehuri në shtëpinë e tij familjare kanos djemtë e tij të mitur me iniciale SH.C. 1 dhe SH.C.2, me përdorimin e thikës me akuzën se nuk ia japin të holla kur po kthehen nga kurbeti.
Ai, me dy thika në duar, fillimisht e kanos të dëmtuarin me iniciale SH.C.1 duke e ndjekur, e më pastaj e kanos me thikë edhe të dëmtuarin me iniciale SH.C.2, të cilët pastaj ikën nga vendi i ngjarjes, me ç ‘rast tek të dëmtuarit shkakton frik ankth dhe pasiguri./ /GazetaePrizrenit.net/