24-11-2024

Paraburgim burrit që keqtrajtoi bashkëshorten në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale M.SH. nga fshati Serbicë e Epërme e Prizrenit, për veprën penale, kanosje dhe sulm, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se i dyshuari, ditën kritike me datë 26.02.2019, rreth orës 15:55, në fshatin Serbicë e Epërme e kanos personin bashkëshorten së tij. S. Demën, e cila ishte shtatëzën, të cilën e edhe e ka keqtrajtuar fizikisht.

Asnjë koment

Comments are closed.