Paraburgim nënës 27-vjeçare që dyshohet se mbyti foshnjën në Prizren
Me dyshimin se mbyti me rroba foshnjën e saj të porsalindur, ajo është arrestuar dy ditë më parë.
27-vjeçarja e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë, ku edhe e kishte lindur e vetme. Kjo ngjarje u zbulua para dy ditësh nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor.
Familjarët e saj thonë se nënë a re e ka mbytyr beben me rroba, ata po ashtu deklaruan se M.B ka mbytyr edhe më parë një foshnjë.
Për mbytjen edhe të një bebe tjetër, prokuroria nuk ka informacion, por kjo edhe mund të hetohet, tha Kryeprokurori Admir Shala.
“Ta shohim a është i vërtetë ky informacion, kemi me verifiku….Edhe nëse e zbulojmë do të fillojmë hetime për vrasjen e dytë”, tha Shala.
Mjekët kanë konstatuar se nëna është ne gjendje të mirë mendore, prandaj dyshohet se krimin e kreu me vetëdije të plotë.