Paraburgim një personi nga Zhuri për shkak të grabitjes
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.A. nga fshati Zhur i Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të grabitjes,
Në arsyetimin e rastit, thuhet se me datën 18.07.2018, rrethe orës 07:30 minuta, në Prizren në rrugën e cila shtrihet në Parkun “Marashi”, i pandehuri me iniciale D.A. duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurin me iniciale L.P. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete, përcjellin nga pas të dëmtuarën me iniciale V.G. nga Prizreni, e cila në vendin dhe në kohën e cekur po ecte në shtegun e destinuar për këmbësorë.
“Me këtë rast i pandehuri me iniciale D.A. i afrohet nga mbrapa të dëmtuarës pa u vërejtur dhe duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme dhe të vrazhdë e godet të dëmtuarën në kokë dhe në pjesë të trupit me grusht, nga goditjet e të cilit e dëmtuara rrëzohet në tokë dhe përkundër faktit se mundohet të rezistoj ndaj të pandehurit nuk arrin që ta mbroj pasurin e saj, përkatësisht i pandehuri arrin që me dhunë t’ia merr çantën e krahut të dëmtuarës, në të cilën kishte dokumentet e saj personale dhe një shumë të caktuar të parave si dhe telefonin mobil, Samsung “SmartPhone GT”, të cilat para të pandehurit i ndajnë në mes veti, çantën e hedhin në mal aty afër kurse telefonin mobil i të dëmtuarës, i pandehuri me iniciale L.P. ia shet personit me iniciale A.M nga Prizreni, me të cilat veprime të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm material”, thuhet në kumtesën e Gjykatws./GazetaePrizrenit.net