23-11-2024

Paraburgim njërit prej pjesëmarrësve në inicidentin e gjuajtjes me armë nga vetura, sikur nëpër filma

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.Lj nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Ai akuzohet edhe për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 20.06.2018  rreth orës 23:55 minuta, në Prizren në cilësi të bashkëkryerësve me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta një person tjetër. Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishin disa ditë më parë me të pandehurin me iniciale E.Xh., me ç’rast pajisen me armë zjarri dhe me të arritur në vendin kritik, në momentin kur e vërejnë E.Xh. duke e hapur dritaren e taksisë te personit me iniciale t E.F., i pandehuri me iniciale F.S. me pistoletë, pastaj B.S. me një armë të zjarrit dhe E.Lj. me një pistoletë  kanë shtënë në drejtim të E.XH.

Pas përfundimit të të shtënave ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjykata thekson se qëndron arsyeja e veçantë për caktimin e paraburgimit, në rrethanën se tre pjesëmarrësit tjerë të këtij incidenti penal, ende gjenden në arrati./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.