“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse me datë 11.01.2020, rreth orës 23:30 minuta, pas një mosmarrëveshje paraprake në mes tyre me përdorim të kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë dhe atë nga e dëmtuara me iniciale S.Q., e cila ka qenë në orar të punës duke punuar në barnatore “ASPIRIN-C”, në Prizren, në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm kur në barnatore nuk ka pasur njerëz, hyjnë brenda ku i pandehuri me iniciale B.G., kishte të vendosur një palë syze të zeza dhe një kapelë, ndërsa i pandehuri me iniciale L.B., kishte vendosur një shallë deri tek gjysma e fytyrës si dhe një kapelë dhe kur i afrohen shitëses i pandehuri me iniciale B. e nxjerrë një brisk dhe duke e mbajtur briskun në dorë i drejtohet të njëjtës duke bërtitur “qitma kacën” ndërsa i pandehuri me iniciale L. në atë moment i ka ndalur dritat e barnatores pas kësaj ajo i jep një kuti plastike me të holla të cilën e kishte afër saj, i pandehuri me iniciale B. ka kërkuar duke bërtitur “kacën e madhe” pasi i thotë se nuk ka tjetër, i pandehuri me iniciale L.B. i drejtohet me fjalët “bjere kacën tjetër se të shpërtheva me thikë” me ç ‘rast e njëjta pas kësaj detyrohet dhe i jep atyre kasafortën ku ka pasur të holla rreth 5.000-6.000 euro”, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Paraburgim pasi nën kërcënim të thikës vodhi arkën me para në një barnatore në Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale L.B. nga Prizreni.