Paraburgim për Mosin dhe dy “dostat” e tij për sulmin ndaj Burim Pacollit
Gjyakata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje dhe veprën penale Kanosje, ndaj të pandehurit B.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje dhe veprën penale Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe ndaj të pandehurit A.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

