23-11-2024

Paraburgim për një rrahje në rrugën “Flamurtari” të Prizrenit

Një muaj paraburgim ia ka shqiptuar Gjykata Themelore e Prizrenit,  të dyshuarit V.S. nga Prizreni për kryerje të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje’.

Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se më 16 korrik të këtij viti, V.S., bashkë me të pandehurin Y.G., që gjendet në arrati, i kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit E.K. pas një përleshje fizike në rrugën “Flamurtari” të Prizrenit.

V.S. ishte duke vozitur veturën “Golf” gjatë kalimit për ballëkalimit me veturën BMË X6 të cilën e drejtonte i dëmtuari. Ata kishin filluar të fjalosen dhe më pas kanë dalë nga automjeti me ç’rast ka filluar rrahja, e ku është përdorur edhe një shufër metalike.

Si pasojë, E.K. kishte pësuar lëndime të rënda trupore, sipas raportit mjekësor të Qendrës Emergjente të Spitalit Regjional në Prizren./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.