22-11-2024

Paraburgim për nxitje të vrasjes për hakmarrje borxhi


Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.D.i njohur edhe si I.B. nga fshati Tërnje, Komuna e Suharekës.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në shtytje, pastaj penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armës.

Në përshkrimin e lëndës thuhet se me datën 01.01.2018,e në vazhdimësi, në Prizren, i pandehuri me iniciale të lartshënuara, me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, përkatësisht të dëmtuarit me iniciale P.TH., me dashje e shtytë personin tjetër që të kryej vepër penale, saktësisht e shtytë personin me iniciale N.N., që me armë të zjarrit të kryej vrasjen e të dëmtuarit me iniciale P.TH., në kompensimin e një shume të holla prej 20.000 (njëzetmijë) euro, për qëllime të hakmarrjes rreth mos pagimit të
një borxhi që i ka i dëmtuari të pandehurit.

Asnjë koment

Comments are closed.