14-08-2025

Paraburgim për Ramadan Morinën, dyshohet për kri:me lufte në komunën e Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, si i dyshuar për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.