24-11-2024

Paraburgim për rrahjen dhe lëndimin e bashkëshortes

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor.

Në përshkrimin e lëndës thuhet se me datën  12.04.2019, rreth orës 22:00, në Prizren në shtëpinë e tyre familjare  pas mosmarrëveshjes që kishte pasur i pandehuri me bashkëshorten e tij, në një moment me dashje e godet të dëmtuarën me grusht në kokë dhe me shuplaka në pjesët e ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, lëndime këto të konstatuara nga raporti mjekësor i Qendrës Emergjente i Spitalit Rajonal në Prizren./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.