Paraburgim për rrahjen dhe therjen në restorant “Kobra City” në Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.H. nga fshati Zhur të Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë dhe të pandehurve me iniciale H.A. nga Prizreni dhe J.B. nga Zhuri, për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar më datën 06.03.2019, rreth orës 00:30 minuta, në Prizren, në restorantin “Kobra City”, i pandehuri me iniciale D.H. tenton me dashje ta privojnë nga jeta personin në rastin konkret të dëmtuarin me iniciale B.P. nga Prizreni, në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari me iniciale B.P. me një pistoletë të cilën e ka pasur në dorë shtënë dy herë në drejtim të kulmit të restorantit, i pandehuri D.H. i afrohet të dëmtuarit duke qenë i shoqëruar edhe me të dyshuarit tjerë si dhe stafin e lokalit me ç’rast e sulmon së pari fizikisht e më pas me një thikë e godet të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime trupore me ç ‘rast i dëmtuari B.P. bie në dysheme dhe ndaj tij vazhdohet me goditje me duar dhe këmbë si nga i pandehuri me iniciale D.H. ashtu edhe nga të dyshuarit tjerë, me ç ‘rast më pas së bashku me të dëmtuarin tjetër me iniciale E.P. e ka nxjerr nga lokali dhe në atë rast i dëmtuari E.P. e ka futur në një automjet duke e dërguar të dëmtuarin B.P. së pari në shtëpi e më pas për shkak të keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore e kanë dërguar në emergjencën e Qendrës Spitalore në Prizren.
Në kumtesën e Gjykatës, thuhet se të pandehurit me iniciale H.A dhe J.B. me këtë rast me dashje i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarve me iniciale B.P. dhe E.P. , në atë mënyrë që duke qenë të shoqëruar edhe me të pandehurin tjetër D.H. si dhe stafin e lokalit kanë sulmuar të dëmtuarit duke e goditur me grusht dhe këmbë me ç ‘rast të dëmtuarve i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkuar më hollësisht në raportin e lëshuar nga emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.
“I pandehuri me iniciale B.P. duke qenë nën ndikimin e alkoolit në shoqëri edhe me të dëmtuarin me iniciale E.P. nxjerr revolen nga brezi shkrep me të njëjtën dy herë në drejtim të kulmit të restorantit dhe me një veprim të tillë shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve respektivisht të mysafirëve të cilët kanë qenë në lokal. Me këtë rast është vërtetuar se i njëjti mbanë në pronësi, kontroll armën – pistoletën në shkelje me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla”, thuhet në kumtesën e Gjykatës në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/