23-11-2024

Paraburgim prizrenasit për tentimvrasjes

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.E. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje.

Në arrestimin e gjykatës, thuhet se me datën 19.09 2018 rreth orës  22.20 minuta në Prizren, pikërisht në afërsi të ”Orhan Market” duke qenë në shoqëri edhe me të pandehurit me iniciale  D.S dhe K.S si dhe M.B dhe S.K. tentojnë me dashje të privojnë nga jeta personat e tjerë.

“Rasti ka ndodhur derisa në momentin kur i vërejnë të dëmtuarit me iniciale M.B-1; M.B-2 dhe Q.G. që ishin duke qarkulluar me automjet, të pandehurit me automjetin  e tyre u dalin përpara dhe i detyrojnë ta ngadalësojnë automjetin, dalin nga automjeti të pandehurit me iniciale D.S ; K.S, dhe M.B të pajisur me armë zjarri, e të pandehurit me iniciale S.K dhe E.E. të pajisur me shufra metali i drejtohen automjetit në të cilin ishin të dëmtuarit dhe fillojnë  t’i sulmojnë duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit”, thuhet ndër tjera në arsyetim.

Me tej përshkruhet se një predhë e tyre godet automjetin e të dëmtuarve, dhe një predhë godet frigoriferin dhe xhamat e vitrinës “Orhan Market”, me ç’ rast të dëmtuarit dalin me shpejtësi nga automjeti dhe fillojnë të vrapojnë duke u larguar nga vendi i ngjarjes./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.