23-11-2024

Paraburgim sepse e kanosi gruan e vet e cila ishte e sëmurë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga Lubizhda, Komuna e Prizrenit.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje.

Në komunikatë, thuhet se me datën 19.10.2019, rreth orës 17:30 minuta, në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, i shkakton dhunë psiqike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij.

“Në atë mënyrë që papritmas hyn në dhomë ku ka qenë e shtrirë e dëmtuara për shkak të sëmundjes së saj dhe të njëjtën e gjuan me ushqim në fytyrë e më pas e kanos me fjalë, ku tek e dëmtuara shkakton frikë,ankth dhe pasiguri,kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, përfundon njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.